Përplasjet për kishën, reagimet e politikës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet nje postimi te gjate ne rrjetin social facebook ka sqaruar te vërteten e tij per prishjen e kishës ne Dhërmi, duke u kthyer përgjigje edhe akuzave qe kane ardhur nga opozita por edhe nga fqinji yne Greqia. Për liderin e maxhorances objekti, i cili ka ngjallur kaq reagime nuk është nje ngrehine e ndërtuar nga kisha, por nga brutaliteti individual i viteve 90 mbi nje monument kulture. Sipas kryeministrit prishja e kishës nuk ka lidhje me raportet e shtetit me fenë, ashtu sikundër nuk ka lidhje as me Greqinë, duke i kujtuar Athinës zyrtare se asnjë çështje apo problem i Kishës Autoqefale Shqiptare apo i ortodoksëve shqiptarëve nuk ka asnjë lidhje me te.?Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë?.Kryeministri ka deklaruar se marrëdhëniet e qeverisë me klerin ortodoks kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe mosdakordësitë për ndonjë problem krejt periferik jashtë çdo natyre fetare, nuk e zbehin dot shkëlqimin e kësaj marrëdhënieje. Sipas tij ajo qe po behet ne Dhërmi është një punë fisnike, që ngre lart vlerat e fesë pasi bashkia e Himarës do të rindërtojë aty shëmbëlltyrën e kishës së vjetër të Dhërmiut. Ndërkohë qe ne lidhje me qëndrimin e opozitës, Rama e ka akuzuar PD se po i fryn nje zjarri të patolerueshëm për historinë e për të ardhmen e Shqipërisë.?Unë e di, siç e dinë shumica dërrmuese e shqiptarëve, se Partia Demokratike është në vazhdën e një rrënimi dëshpërues dhe po ashtu, të gjithë e dimë se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Po që dëshpërimi në PD të arrinte deri në orvajtjen e dëshpëruar për të sulmuar qeverinë e Shqipërisë në emër të lirisë fetare, kjo është e pabesueshme. Dhe prandaj është thjesht e vetëm e mëshirueshme.?Me herët lideri i opozitës Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetet sociale ne nje reagim per prishjen e kishës ka dënuar dhunën e kryeministrit Rama.?Shembja me INUK e kishës është një akt armiqësor i Edi Ramës, një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre. Jo shumë larg nga aty Koço Kokedhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen.?Edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule e ka cilësuar vandalizëm qeveritar prishjen e kishës Shen Athanas. Ne nje deklarate per mediat shprehet se qeveria qe dështoi te ndërtoje per qytetaret shkolla dhe spitale, po i shkatërron atij objektet e ...

Recommended