Rama: Ankohuni direkt te kryeministri, edhe për në vonesë në radhë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te flasë nga Vlora për rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit. Duke shfrytëzuar ceremoninë e inaugurimit te zyrave për shërbimin unik ne Drejtorinë e Policisë; Rama ka theksuar se modernizimi i sistemit dhe transparenca janë pjese e rëndësishme e luftës ndaj korrupsionit. Lideri i maxhorances Rama ka ftuar qytetaret qe per çdo vonese apo bllokim te ankohen tek kryeministri apo edhe tek ministratEdi Rama thekson:Kutia e shërbimeve online në faqen e kryeministrit dhe në faqen zyrtare të çdo ministri do të jetë mundësia, që çdo qytetar i këtij vendi të ankohet drejtpërdrejt për vonesat në marrjen e shërbimit. Ne e dimë shumë mirë që korrupsioni është një monster që ka dhjetëra e qindra pamje, por dimë po ashtu se pamja e tij e fshehtë qëndron pas vonesave në marrjen e shërbimit. Për këtë arsye ne kemi hartuar dhe kemi vënë në shërbim të qytetarëve një program të ri bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin. Çdo qytetar është i ftuar që të denoncojë rastet abuziveRama ka përmendur edhe rastin e drejtoresh se arsimit ne Lushnjë apo disa raste ne operatorin e shpërndarjes se energjisë, per te thekuar nevojën per reforma te thella kundër korrupsionit e duke apeluar qe puna e policisë te përqendrohet tek këto çështje. Rama ka përsëritur se pavarësisht kostos politike qe këto reforma kane, maxhoranca e majte do te vazhdoje ne këtë rruge per te ndryshuar imazhin e Shqipërisë.

Recommended