Mesazhi i BE-së pas vizitës së Ramës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia duhet të respektojë të drejtat e minoritetit shqiptar në luginën e Preshevës dhe të punojë për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Ky ka qenë qëndrimi i zëdhënëses të përfaqësueses për politikë të jashtme të be-së maja Koncijancic lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë, ne ditën e dyte të qëndrimit ne Serbi. Lidhur me vizitën e Rames ne Preshevë nuk kam informacione te plota. Ajo qe theksoj është se qeveria serbe duhet te vjioje ne zhvillimin ekonomik te ketij rajoni dhe të asistojë shqiptaret e luginës. E pyetur per takimin e paralajmëruar te kryeministrit serb Vucic me ambasadoret Kocijancic deklaron se nuk ka shume informacione per këtë takim por konsideron normale ndarjen e përshtypjeve me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe qeverise serbe pas nje takimi te tille, Ne lidhje me ditën e parë të vizitës dhe qëndrimet e palës shqiptare e asaj serbe në konferencën për shtyp në Beograd, Koncijacic theksoi mesazhin e bashkëpunimit: Ne këndvështrimin tone vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Serbi duhet te prerfaqesoje nje pike kthese ne marrëdhëniet mes dy vendeve. Ne presim nga dy liderët qe te tregojnë vendosmëri dhe kurajo politike ne menure qe te shohin ne te ardhmen dhe te ndërtojnë nje marrëdhënie dhe ju e dini se kjo eshte vizita e pare pas 68 vjetesh. Ky duhet te jete nje tjeter zhvillim pozitiv ne Ballkanin perëndimor. Ne perspektiven evropiane ju e dini sesa i rendesishem është bashkëpunimi rajonal dhe ne inkurajojmë te gjitha vendet e rajonit te vijojne ne këtë rruge. Me nje gjuhe te ngjashme theksoi mesazhin e bashkëpunimit pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme edhe kryeministri Rama, ndërsa homologu i tij Vucic deklaroi pikërisht te kundërtën se qëndrimi i kryeministrit Rama ishte nje shans i humbur per te hapur nje kapitull te ri mes dy vendeve.
Recommended