Basha: Prokuroria shtojcë e Ramës, vijojmë aksionin opozitar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha ka dënuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe prokurorisë në lidhje me çëshjten e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës.Në një dalje për mediat, Basha akuzoi prokurorinë se është vënë në shërbim të kryeministrit Rama duke mos reaguar në lidhje me denoncimet e bëra nga PD. Basha përmendi këtu edhe rastin e kryebashkiakut të Shkodrës Vladrin Pjetri, ku sipas tij nuk është marrë asnjë hap konkret nga ana e organit të akuzës.Ndërsa sa I takon rastit të kryebashkiakut të Vorës, lideri I PD tha se ai preket nga ligji I dekriminalizimit pasi ka llogari të hapura me drejtësiën greke.Më tej Basha u ndal edhe tek aksioni opoizitar. Ai përsëriti para gazetarëve edhe njëherë mesazhin se opozita nuk është tërhequr nga aksioni I saj dhe se është mëse e vendosur se e vetmja zgjidhje për krizën në vend është ajo e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme pa kryeministrin Rama.Deklaratat kreu demokrat I bëri pas takimit me nënkryetaren e grupit parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert
Recommended