Rama, vizitë historike në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vizitën e tij të parë pas 68 vjetësh në Beograd, kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar homologut të tij serb, njohjen e Kosovës dhe respektimin e të drejtave të minoritetit shqiptar në luginën e Preshevës. Konferenca për shtyp pasoi një takimi kokë më kokë prej rreth 40 minutash. Ajo është mbajtur nën një klimë të tensionuar politike që është reflektuar edhe ne deklaratat dhe batutat dypalëshe. Megjithatë, ky tension nuk ka stepur kreun e qeverise shqiptare, Edi Rama që t?i kërkoje homologut Vuçiç njohjen e Kosovës. Ndërsa ky i fundit ka shfaqur hapur pakënaqësinë duke hequr kufjet. Edhe gjuha e kryeministrit serb ka qenë e ashpër. Duke komentuar incidentin me flamurin e ngritur mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri me 14 nëntor, Vuçiç përdori mbi 10 here fjalën provokim. Ndërkohë që ai dron ka qene mjaft mirë i organizuar. Ne kemi të dhëna që disa ditë më herët ka patur organizim për ngritjen e atij droni. Ne do ta dënojmë këtë akt. Gjithashtu edhe UEFA e ka regjistruar e ka regjistruar këtë ndeshje midis Serbisë dhe Shqipërisë. Me vjen keq që po flasim edhe njëherë për Kosovën, edhe pse nuk ka qene dëshira ime të flasim për këtë temë. Pyetjes së gazetarit të televizionit të Al Xhazires, lidhur me incidentet në fushën e futbollit gjatë ndeshjes së 14 tetorit, Rama iu përgjigj me një batute se preferon më shumë të flasë për basketbollin. Al xhazira preferon te flas per futbollin, ndërsa unë preferoj te flas per basketbollin. Do te vlerësoja shume nëse do te bënim nje ndeshje ne Shqipëri mes veteraneve te ekipit kombëtar shqiptar dhe serb. Unë do te isha i lumtur te luaja për Serbinë. Nëse Aleksandër do te dëshironte te luante per Shqipërinë do te ishte fantastike. Rezultati dihet, Serbia do te fitoje, jo vetëm për merite te tyre, por sepse unë do te luaje per Serbinë.

Recommended