Efektet e vizitës së Papës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e Papa Françeskut nxori ne pah anën me te mire te shqiptareve; dhe klasa politike bashke me qytetaret shndërruan këtë vizite ne një moment krenarie per te gjithë kombin. Kështu e lexojnë 21 shtatorin studiuesi Pirro Misha e analisti Preç Zogaj sipas te cilëve pamja qe përcolli Shqipëria përmes qindra mediave ndërkombëtare, do te ndikoje per te përmirësuar imazhin qe bota ka ndërtuar per ne ne momente te vështira si ?91 apo ?97. Sipas Mishes e Zogajt, harmonia fetare është nje prej vlerave te zakonshme per ne shqiptaret, por te rralla për boten. Me shume se 500 media te huaja, 1200 gazetare fotografe e kameramanë ne 21 shtator përcollën vizitën e Papa Françeskut ne Tirane, e bashke me pamjet e kësaj vizite ata çuan neper bote imazhin e nje Shqipërie ndryshe.