Dhunë në orën e mësimit, akuzohet mësuesi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nxënës i shkollës 9-vjeçare të fshatit Podgorie në Korçë është dhunuar paraditen e sotme nga një mësues. 15-vjeçari me inicialet Xh. L, nxënës i klasës së 9-të në këtë shkollë ka denoncuar për mediat dhunën sipas tij të ushtruar gjatë orës së mësimit, nga mësuesi i lëndës së muzikës Arbër Gollobërda. 15-vjeçari thotë se ka shkuar në klasën ku zhvillonte mësim Gollobërda për t'i dhënë diçka një nxënësi tjetër, dhe kaq ka mjaftuar që mësuesi ta nxjerrë me forcë dhe dhunë nga klasa. Ngjarja ka tronditur të afërmit e nxënësit të cilët deklarojnë se iu janë ofruar para për ta mbyllur këtë incident. Mësues të kësaj shkolle jashtë kamerave kanë bërë të ditur se 15-vjeçari është problematik në shkollë sa i takon marrëdhënieve me nxënësit, ndërkohë që as mësuesi i akuzuar dhe as drejtuesit e shkollës nuk kanë pranuar të prononcohen për këtë ngjarje. Incidenti është njoftuar edhe tek policia lokale, përfaqësues të së cilës kanë pyetur për ngjarjen mësuesin, drejtues të shkollës si dhe vetë nxënësin e dhunuar, por nuk ka njoftime për ndonjë të ndaluar

Recommended