Mblidhen firma pro mësimit, por bojkoti vijon në shumë fakultete - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tejzgjatja e bojkotit të mësimit në disa fakultete ka sjellë pakënaqësi tek studentët që duan rikthimin në auditorë.Disa prej tyre nisën sot mbledhjen e firmave në oborrin e fakultetit të drejtësisë.Tek Ekonomiku, nxënësit janë të ndarë mes bojkotit dhe rifillimit të mësimit.Më të vendosur e më entuziastë në bllokimin e procesit mësimor janë studentët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.Mësimi ndërkohë nuk po zhvillohet as ne Fakultetin e Shkencave te Natyrës, tek Mjekësia apo ne Universitetin Bujqësor.Një ditë më parë zëvendës ministrja e arsimit Besa Shahini u kërkoi studentëve që të vijojnë protestën, por pa penguar ata që duan të jenë në auditorë. Ndërkohë, qeveria vendosi që të lehtësojë më tej financiarisht nxënësit, duke përgjysmuar edhe tarifën e strehimit në konviktet e parikonstruktuara.

Recommended