Mësuesi kryente marrëdhënie me dhunë me nxënësen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opinioni publik në Lushnje është tronditur pas publikimit te nje skandali te ndodhur ne shkollën e fshatit Kryekuq. Mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me nje nxënëse 12-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ne ambientet e shkollës 9-vjeçare ?Hysen Malko?. 12-vjeçarja e abuzuar i ka rrëfyer nenës se saj. Menjëherë pasi kane mësuar ngjarjen e rende, prindërit e te miturës kane bere denoncimin ne polici. Uniformat blu kane bere menjëherë ndalimin e mësuesit dhe pas verifikimeve, ka rezultuar se ngjarja ishte e vërtete. Vete drejtori i shkollës 9-vjeçare thotë se e njihte mësuesin Demir Hoxha, si person te përkushtuar dhe te qete. Demir Hoxha akuzohet për veprën penale ?marrëdhënie seksuale? me te mitur me dhune dhe me shpërdorim detyre. Referuar dëshirës se nxënëses, mësuesi kishte kryer disa here marrëdhënie me te, ne ambientet e shkollës.

Recommended