Jeta e vështirë e dy invalidëve në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kujtim Mersini është 51 vjeç, por hallet dhe sëmundjet e shumta e kanë plakur para kohe. Ai nuk është si shumë prej atyre personave që së fundmi kanë përfituar për t'u futur në listat e personave me aftësi të kufizuar, që përfitojnë nga shteti. Fati ka qenë mizor me të që në lindje. Ai ka lindur me një me defekt në këmbë, të cilin nuk ka pasur kurrë mundësi që ta riparojë, ndërsa në moshën dhjetë vjeçare hoqi njërën veshkë. Kujtimi jeton në fshatin Pulahë të Korçës, bashkë me gruan si dhe dy fëmijë. Si të mos mjaftonin gjithë sëmundjet e tij, 51-vjeçari prej më shumë se 20 vitesh ka edhe një hall tjetër më shumë, pasi gruaja e tij, vuan nga probleme psikike. Me 18 mijë lekë të ardhura në muaj nga invaliditeti i tyre, ata e kanë pothuajse të pamundur të përballojnë jetesën, aq më tepër që një pjesë të madhe të shpenzimeve e zënë ato për shëndetin. Për ta pasur më të lehtë ecjen, Kujtimit i nevojiten këpucë të posaçme, por duke qenë se ata kushtojnë shumë për të ardhurat që ka familja e tij, ai i përdor këto këpucë të konsumuara prej 7 vjetësh. Madje, përdorimi i gjatë i tyre ia ka ndryshuar për keq edhe formën e këmbëve. Edhe shtëpinë në të cilën jeton, ai e ka dhuratë nga banorët e fshatit, të cilët janë bashkuar për t'i ndërtuar këtë banesë. Kujtimi ka një sipërfaqe të vogël toke, por vetë e ka krejt të pamundur ta punojë, ndaj dhe për këtë, më shumë i mbetet djerrë. Por, edhe atëherë kur arrin ta punojë, mund të sigurojë vetëm pak misër për pulat që mban.

Recommended