Major Tanushi, NATO: Jeta e tij do të kujtohet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas ndarjes nga jeta të major Klodjan Tanushi ka reaguar edhe NATO e cila ka shprehur dhimbje për humbjen e tij. Në mesazhin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet se ata kanë humbur një vëlla nën armë. ?Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij.Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet?.

Recommended