“Arrest shtëpie” për ish kryekomunarin e Velipojës, avokati: Do apelojmë - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkoder zbuti masën e sigurisë ndaj 9 ish zyrtarëve të komunës Velipojë, të akuzuar për dhënie të lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligji në qendër të plazhit. Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Luveda Dardha pasi u njoh me akuzat e ngritura nga prokuroria, e cila përfaqësohej nga prokurori Arben Smaçi, vendosi lehtësimin e masës së sigurisë ndaj ish kreut të komunës Nikoll Marku dhe 8 ish anëtarëve të KRRT-së Velipojë. Për shkak të hetimit dhe përgjimeve që shoqërojnë këtë çeshtje, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Gjovalin Bregnaj, Marash Keçi, Dilë Ndoka, Lekë Simoni, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala dhe Emiljan Dashi, të gjithe këto ish-anëtarë të KRRT, Velipojë kanë si masë ?detyrim paraqitje?. Megjithatë çeshtja do të shkojë në dyert e gjykatës së Apelit, pasi sërish masa e dhënë nga shkalla e parë nuk pranohet nga të akuzuarit.
Bujar Hoti, Avokat: Prokuroria e Shkodrës ka filluar një procedim penal ndaj KRRT Velipojë. Janë ndaluar të gjithë anëtarët e KRRT në Velipojë në si mbrojtje paraqitëm pretendimin tonë se KRRT është një organ kolegjial dhe nuk mban përgjegjësi penale për vendimet që merr, pra nuk kemi përgjegjësi kolektive. Kjo ka mbaruar me ndryshimin e sistemit. Gjykata në shqyrtimin e kërkesave të konstatojë se lejet e ndërtimit janë në përputhje me studimin pjesor të miatuar nga KRRTSH e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë ballafaqimi i këtyre pretendimeve të akuzës do të vazhdojnë në këtë procedim penal. Gjykata me të drejtë zbuti masën e sigurisë për pjesën më të madhë të të dyshuarve, duke caktuar masë sigurie garanci pasurore. Për kryetarin e Komunës Nikoll Marku caktoi masën e sigurisë ?arrest shtëpie?. Mendojmë se është qëndrim i drejtë në zbutje, megjithatë ne si mbrojtje nuk jemi dakord dhe do ti drejtohemi Gjykatës së Apelit për një masë sigurimi më të butë për ti krijuar mundësinë për t?i shërbyer familjes nevojave që kanë si qytetarë të lirë.
Pranë organit të akuzës është paraqitur një kallëzim penal. Organi i akuzës ka kryer disa veprime hetimore duke sekuestruar provat materiale të sjella nga ato që kanë bërë kallëzimin. Është në vazhdim ky procedim penal mendoj se me zbardhjen e këtij procedimi edhe prokuroria do të sqarojë pozicionin e saj si ndjekëse e akuzës.
Sipas prokurorisë së rrethit në mbledhjet e K.RR.T të Komunës Velipojë ku kanë marrë pjesë të gjithë të akuzuarit kanë votuar pro dhënies së lejeve të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për subjektin ?Fishta? sh.p.k, të gjitha këto në vitin 2010.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrest-shtepie-per-ish-kryekomunarin-e-velipojes/

Recommended