Ora News - Akuzat për tender fiktiv, lihen në burg 2 ish-zyrtarët e Tepelenës, 2 në ‘arrest shtëpie’

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Dy nga katër ish-zyrtarët e spitalit të Tepelenës të akuzuar për njw tender fiktiv përmes të cilit vodhën paratë e spitaleve do të mbahen në qeli. Ndërsa ish-zyrtaret gra do të hetohen në masën e sigurisë arrest me shtëpie. Masat u dhanë nga Gjykata e Gjirokastrës!

Gjykata e Gjirokastrës la në burg dy nga katër ish-zyrtarët e Spitalit të Tepelenës të arrestuar për një tender fiktiv përmes të cilit akuzohen se vodhën paratë e spitaleve.

Dy burrat do të qëndrojnë në qeli, ndërsa gratë në arrest shtëpie.

Gjykata caktoi masën arrest me burg për Gëzim Allkushin ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës dhe Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës.

Ndërsa për Aleksandra Kada, aktualisht juriste e Burgut të Bencës dhe Jonida Sako ish-specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës dha arrest shtëpie.

Katër ish-zyrtarët e spitalit të Tepelenës, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në vitin 2017, organizuan një tender fiktik për pajisjen me leje mjedisore të Spitalit të Tepelenës dhe Memaliajt.

Gjatë kësaj procedure sipas organit të akuzës ata përfituan 800 mijë lekë.

Mbi bazë të provave të prokurorisë, gjyqtarja Blerta Çibuku dha këto vendime sipas pretencës që prokurorit Emror Kasaj.

Ndërsa avokatët e katër të arrestuarve kërkuan lirim në seancën gjyqsore me masë sigurie detyrim paraqitje.

Katër ish zyrtarët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar Tenderi, ndërsa nën hetim është vendosur edhe subjekti privat në fushën e ?Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tender-fiktiv-ne-spitalin-e-tepelenes-dhe-memaliajt-lihen-ne-burg-3-ish-zyrtare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended