Probleme në By Passin e Tepelenës, punonjësit e firmës i marrin telefonin gazetarit
  • 4 years ago
Ende pa përfunduar ndërtimi për by-passin e Tepelenës kanë nisur dhe problemet e para të këtij projekti të shumëdiskutuar. Një pjesë e urës që lidh dy segmentet rrugorë Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë ka rrëshqitur.

Gjatë hedhjes së betonit skelat mbajtëse kanë rënë. By passi me një gjatësi prej 2.3 km me katër korësi dhe i financuar me një vlerë 2.9 miliardë lekë synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional. Ky incident i ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e By passit ka vënë në dyshim cilësinë e punimeve. Por për të parë nga afër se çfarë ka ndodhur me urën gazetari i Report Tv Piro Nase shkoi në kantierin e ndërtimit.
Recommended