VOL-VO 4/ Apeli i Krimeve ndryshon masën e sigurisë, arrest shtëpie për dy ish-deputetët
  • 5 years ago
TIRANE - Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor. Gjykata ka vendosur për dy ish-deputetët masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ndërsa ka lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjashtë persona kanë fituar lehtësira nga masa e sigurisë me vendimin e sotëm të Apelit, duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë që i kishte lënë në burg.

Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë "arrest me burg" sa i takon Gjevi Ndokës, vëllait të Arben Ndokës, si bashkëpunëtor i Avdylajve në trafikun e drogës, të cilët mbetën në qeli, me në krye Astrit Avdylin, si kokën e këtij grupi. Masa e arrest ne burg u konfirmua per 18 veta.
Recommended