Ish-deputetët në arrest shtëpie - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i hetuar nga krimet e renda për falsifikim dokumentesh ne tjetërsimin e pronave ne Lezhe, hedh poshtë te gjitha akuzat ndaj tij. Ndoka e cilësoi arrestimin si pjese e nje skenari me sfond politik te vene ne zbatim nga policia.Ish deputeti nuk ngurroi te shprehte publikisht ambicien per tu angazhuar serish ne politike duke thëne se do te mbështeste te njëjtën force politike, nëse nuk do t?ia ndalonte nje gjë te tille masa e arrestit shtëpiak.Këtë te martë Gjykata e Apelit për Krimet e Renda la ne fuqi masën e arrestit shtëpiak për dy ish deputetet socialiste Arben Ndoka e Arben Çuko. Emrat e tyre dolën pas përgjimeve te grupit Avdylaj nga Shijaku. Ndoka akuzohet për falsifikim dokumentesh, ndërsa Çuko për korrupsion gjate kohës qe mbante postin e drejtorit te përgjithshëm te burgjeve.

Recommended