“Ahengu shkodran”, për 60 minuta përformohen këngët qytetare - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Në Shkodër të gjithë këndojnë". Është ky një citim që në qytetin e artit dhe kulturës ka gjetur vend më së miri. Për të tretin vit radhazi, erdhi përpara publikut artëdashës, "Ahengu Shkodran", një nga kryeveprat e Trashëgimisë shpirtërore Kombëtare.

Risi këtë vit në festivalin e muzikës shkodrane ishte interpretimi nga talentet e reja, ndërsa ikonat e skenës si Bujar Qamili, Violeta Zefi, Enriketa Kuçani, Mukades Çanga dhe Adnan Bala morën rolin e jurisë.

Për 60 minuta publiku shijoi këngë si "Me lule të bukura", "Djal i dashtun", "Po ti ç'ka i ke than dikuj" etj, ndërsa zërat më të mirë u shpallen Jozefina Simoni dhe Ilsi Ademi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ahengu-shkodran-per-60-minuta-performohen-kenget-qytetare/

Recommended