Marshi i Milingonave dhe 41 minuta me këngët më të mira për fëmijë

  • 3 years ago
Të vendosura dhe të patrembura, milingonat e fillojnë marshin e tyre për të arritur te molla e kuqe e Benit! Nuk i ndalon as shiu e asnjë pengesë që marshin e tyre ta vazhdojnë derisa ta gjejnë mollën e kuqe! Marshi i milingonave - Këngët më të mira për fëmijë nga Ga Ga Këngë për fëmijë!

Teksti i këngës më poshtë!

Milingonat një nga një hurrah, hurrah!
Milingonat dy nga dy hurrah, hurrah!

Milingonat tri nga tri
E vogla ndalet nëpër shi

E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum

Milingonat katër, katër hurrah, hurrah!
Milingonat pesë nga pesë hurrah, hurrah!

Milingonat gjashtë nga gjashë
E vogla ndalet si me kast

E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum

Milingonat shtatë nga shtatë hurrah, hurrah!
Milingonat tetë nga tetë hurrah, hurrah!

Milingonat nëntë nga nëntë
E vogla rrëzohet anë e kënd

E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum

Milingonat dhjetë nga dhjetë hurrah, hurrah!
Milingonat dhjetë nga dhjetë hurrah, hurrah!

Milingonat dhjetë nga dhjetë
E vogla bën si do vetë

E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum

Recommended