Padit 8 Kryeministrat pas ’90, qytetari: Kanë dëmtuar e shkatërruar vendin

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rrallë është shënuar në Durrës, ku një qytetar ka paditur në prokurori 8 Kryeministrat e vendit pas viteve ?90. Për pensionistin, Nikoll Prenga, 8 krerët e qeverisë kanë dëmtuar vendin për 25 vite, duke shkatërruar uzina, fabrika dhe rritur numrin e të papunëve.
8 Kryeministrat e periudhes postkomuniste jane paditur në Prokurorine e Pergjithshme nga nje banor i qytetit te Durresit.
Nikoll Prenga, nje vit me pare ka depozituar padi ndaj të gjithë krereve te qeverise pas viteve ?90, perfshire dhe kryeministrin aktual Edi Rama, per demet qe i jane shkaktuar vendit që nga shkaterrimi i uzinave, vjedhja e floririt e deri tek papunësia.
Kerkesa e Prenges po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, ndersa deri tani jane zhvilluar 6 seanca gjyqesore, pa praninë e asnjë prej të paditurve.
Ky është rasti i parë që një qytetar padit të gjithë krerët e qeverive post-komuniste, për dëmet që i janë shkaktuar vendit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/padit-8-kryeministrat-pas-90-qytetari-kane-demtuar-e-shkaterruar-vendin/

Recommended