Search
Library
Log in
Watch fullscreen
2 months ago

Arret me burg per Skerdian Gabranin ne Vlore

RTV KLAN
RTV KLAN
Një nga personat e përfshirë në vrasjen e Taulant Gjikajt në Vlorë është lënë në burg nga gjykata, si bashkëpunëtor në krim. Skerdian Gabrani është personi që i afrohet i pari viktimës siç duket nga filmimet e vrasjes. Gabrani nuk ka qëlluar por ka qenë bashkë me vrasësin, Elton Hajnajn dhe pasi Gjikaj rrëzohet në tokë nga plumbat, ai largohet me makine bashkë me vrasësin.

Ai ka thënë se viktima ishte i armatosur dhe ai nuk e dinte se shoku i tij Elton Hajnaj do ta qëllonte për të vrarë. Skerdian Gabrani pretendon se nuk dinte asgjë për shkaqet e sherrit dhe ishte rastësisht i përfshirë në vrasje.

Gabrani ishte në kërkim për krimin e ndodhur më shumë se dy muaj më pare, por pak ditë më parë ai u dorëzua me pretendimin se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Më herët, policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar, Hans Jonuzaj, që drejtonte mjetin me të cilin u larguan autorët nga vendi i krimit.

Tv Klan

Browse more videos

Browse more videos