Stop-Aksidenti/Shtetasja fluturon ne rruge , komisioni e vlereson 90 % te demtuar! (24 Qershor 2020)

  • 4 years ago
Florida Fejza tregon, se në 5 shkurt 2018, e ëma e saj, Shpresa Fejza, rreth orës 9.40 është aksidentuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nga një makinë tip benz në pronësi të shtetasit I.H. Në vend shkon ambulanca, që con në spital Shpresën dhe shoqet e saj, që mbetën të aksidentuara dhe policia, pasi bëri ekspertizën shpalli fajtor drejtuesin e makinës.Gjykata e dënoi shtetasin I.H me 5 vite burg. Ndërsa për familjen Fejza nisi saga e interesimit për dëmshpërblim.Shpresa është dëmtuar tek e gjithë pjesa e majtë. Legenin e krahun nuk lëviz dot, e po kështu gishtat.Syri i majtë i ka humbur shikimin e nuk ka fuqi për punë. Më parë Shpresa trajtohej me kemp për artrit, por tani edhe për melanomë nga mpiksja e gjakut prej aksidentit. Sipas Komisionit Mjeko-ligjor, dëmi është 90% dhe i takojnë 45 milionë lekë, por mjeku i kompanisë së sigurimit e cilëson dëmtimin vetëm 15 %.Florida tregon, se është ndjerë e fyer dhe e irrituar, kur kompania e sigurimit ka kontrolluar edhe facebookun e prindërve të saj, për të provuar, se Shpresa është aktive dhe për të ulur vlerën e dëmshpërblimit.Avokati fillimisht u ka thënë, se do të marrë 4 milionë lekë, pastaj 9 dhe pas 2 javësh, dy persona nga kompania e sigurimeve, i kërkuan marrëveshje për 25 milionë lekë, me kusht, që të hiqnin dorë nga avokati.

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended