Publikohet video e shqiptarit të ekzekutuar brenda restorantit në Ekuador
  • 2 years ago
Mediat ekuadoriane në qytetin Guayaquil kanë publikuar pamjet e shqiptarit Ergys Dashi që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së shtunës brenda një restoranti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në veri të qytetit.
Në këto foto të rënda të publikuara nga shtypi ekuadorian, duket trupi i pajetë i shqiptarit të rrëzuar përtokë pasi është ekzekutuar me armë.
Në fotot e tjera janë momente pak çaste pak atentatit. Në kohën kur ndodhi vrasja, restoranti ka qenë me klientë të shumtë. Një vajzë 26-vjeçare që ishte ulur pranë tavolinës së 33-vjeçarit Ergys Dashi mbeti e plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Klientë të tjerë të cilët kanë qenë në restorant, i thanë policisë së Ekuadorit se ishin dy persona ata që mornë pjesë në vrasje dhe më pas u larguan me motor. Njëri prej tyre, ekzekutori, hyri brenda restorantit me një buqetë me lule. Ai pretendoi se kishte për të dorëzuar porosinë. Por kur stafi i restorantit i kërkoi pasaportën e vaksinimit, autori e kërcënoi me armë njërin nga kamarierët dhe shkoi deri te tavolina e Ergys Dashit duke e qëlluar me armë. Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje më shumë se 20 gëzhoja.
Recommended