Humb jetën në aksident një person
  • 3 years ago
Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren.

Burime zyrtare të policisë thonë se në aksident u përfshinë një kamionçinë dhe një makinë Ford. Nga përplasja humbi jetën një pasagjer që ndodhej në makinën Ford, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Rrethanat e ngjarjes momentalisht janë të paqarta.

“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ”Ford”. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al
Recommended