Zgjedhjet ne SHBA, Al Gor - Bush - (5 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edhe pak orë i ndajnë amerikanët nga kutitë e votimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën zgjedhin presidentin e saj për katër vitet e ardhshme. Al Gore apo Xhorxh Bushi i ri do të ulet në kolltukun e politikanit më të pushtetshëm të globit. Shtëpia e Bardhë është kryqëzimi ku kalojnë fatet jo vetëm të amerikanëve, por të qindra, milion qytetarëve të botës. Këtë pushtet ne shqiptarët e ndiem vitin e kaluar, ku politika dhe fuqia ushtarake amerikane, bënë të ndalojë gjenocidi serb ndaj kosovarëve.

Demokrati Al Gore ka lindur më 31 Mars 1948 në Washington, ku i ati i tij Alberti, ka qenë deputet e më pas senator. I sapo diplomuar në shkencat qeverisëse, në vitin 1969, Gore u nis menjëherë si vullnetar në Vietnam. Pas Vietnamit u kthye në shtëpi dhe u mor me drejtimin e një ndërmarrje bujqësore. Në vitin 1972 punoi si gazetar dhe po në atë periudhë u martua me Mery Elisabeth Atkinson. Në1977 u zgjodh përfaqësues i dhomës së deputetëve. Në 1985 bëhet senator dhe në vitin 1993 zëvendës president i SHBA.

Kandidati republikan Bush, trashëgon edhe emrin e babait të famshëm Xhorxh Wolker Bush, ish-presidenti i Amerikës në vitet 1988-1992. Bushi i ri që nga viti 1995 është guvernatori i Teksasit. Ka lindur më 6 Korrik 1946, në Konektikat. Është martuar më Laura Wells, me të cilën ka dy vajza binjake. Është diplomuar në histori dhe ka kryer një master për Administrim Biznesi në Harvard. Ka qenë piloti i gardës kombëtare të Teksasit dhe karriera e tij politike nis në vitin 1978./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended