Report TV - Rama: S'iki nga detyra! Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA e BE
  • 5 years ago
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë me vendosmëri se nuk do të heqë dorë nga posti i tij, përsakohë ka marrë besimin e qytetarëve për një mandat të plotë, të cilin ai e quajti një luftë për të ndryshuar vendin, të cilën nuk do ta lë përgjysmë. Në një takim në Pallatin e Kongreseve me kandidatët socialistë për kryebashkiakë, Rama u kërkoi atyre që edhe pse nuk kanë kundërshtarë në të shumicën e bashkive, fushatën elektorale ta shfrytëzojnë për të lidhur sa më shumë kontakte me njerëzit.

Qëllimi -tha Rama - është që atyre tu përcillet qartë mesazhi, se përtej cdo dyshimi, më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet vendore. Po ashtu, kreu i qeverisë i la porosi kandidatëve të tij, tu bëjnë tu tregojnë qytetarëve duke trokitur derë me derë se cfarë ndëshkimesh të rënda parashikon Kodi Penal, në rast se dikush tenton të bëhet pjesë e skenarëve të mundshme të opozitës jokuvendore për të penguar dhe bllokuar procesin zgjedhor. Nëse dikush dënohet për krime zgjedhore - zbuloi Rama - atëherë i ndalohet përjetë hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri tha se ishte zgjedhje e opozitës joparlamentare për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ku edhe mund të kishte fituar disa bashki, por se ai vetë nuk do të lejojë që procesi zgjedhor të merret peng.

Pas 30 qershorit do të jenë vetë demokratët që do të kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, kur të kuptojnë pasojat politikë të mos marrjes pjesë në zgjedhje. Kryeministri i ndali akuzat e tij më të shumta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se më shumë se sa vdekja, ka frikë nga përballja me drejtësinë.
Recommended