Report TV -130 kg eksploziv/ Shembet 12 kateshi në Durrës! Procesi u shty me 50 minuta

  • 3 years ago
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit shembi sot pasdite me shpërthim të kontrolluar pallatin 14 katesh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar dhe nga ekspertet u klasifikua i pabanueshëm. Shembja ishte parashikuar që të kryhet në orën 16:00, por ajo u shty pasi siç Report Tv mëson, dy të moshuar te pallati ngjitur refuzonin që të lënë shtëpitë.

Për realizimin e shpërthimit janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak dite më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të kontrolluara të brendshme.

Recommended