Report TV -Durrës/ Shembet me eksploziv ndërtesa 4-katëshe në Shkozet

  • 4 years ago
Është shembur me eksploziv ndërtesa 4-katëshe në Shkozet të Durrësit. Policia më parë bëri evakuimin e banorëve të zonës përballë tregut Agro Ushqimor ndërsa shembja është bërë e kontrolluar. Banesa ishte vlerësuar më parë si e pabanueshme për shkak të dëmeve të mëdha që pësoi nga tërmeti i 26-nëntorit. Kjo është ndërtesa e katërt që shembet me eksploziv në qytetin e Durrësit.

Recommended