Ora News - Investigimi, Brahim Shima i përgjigjet Lleshajt: Politikanët ndërrohen, media mbetet

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Prej dy ditësh emisioni investigativ ?BOOM? solli me prova e dëshmi zhvendosjen që u është bërë qytetarëve në njësi të ndryshme pa dijeninë e tyre.

Një denoncim i tillë ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt me një gjuhë sulmi të ashpër duke na etiketuar si ?media që nuk mban marrëdhënie me të vërtetën, trillim, teknologji mashtrimi?

I ftuar në studion e Ora News drejtori i Informacionit Brahim Shima u shpreh se gjithkush ka lirinë e vet të flasë e mendojë si të dojë por kjo nuk është një gjuhë me të cilën duhet të flasë një ministër e Brendshëm i cili ka si qëllim sigurinë e shqiptarëve.

Brahim Shima: ?Ministri akuzon median me një sulm të paparë. Në mendimin tim një institucion shtetëror nuk duhet ta shohë median si armike por në momentin kur media ofron një zhvillim duhet të marrë masa ta korrigjojë. Nuk duhet ta shohë se media si qëllim që kërkon ta rrëzojë nga detyra. Media shtron problemin, e bën publike sepse këtë detyrë kemi. Nëse ministri do që kjo detyrë e medias të mos jetë është koncepti i ministrit.

Por cfarë ka ndodhur që ka sjellë dhe reagimin e ministrit pa përmendur emrin e televizionit RTV Ora dhe as të emisionit investigativ?

Prej dy ditësh emisioni BOOM ka paraqitur disa raste kur janë zhvendosur vendbanimet e qytetarëve.

Brahim Shima: ? Problemi qëndron. Zhvendosjet janë bërë pa u dhënë asnjë shpjegim. Ministri thotë është gënjeshtër, por nga ana tjetër pranon se ka lëvizje por thotë se këto kanë ardhur si pasojë e një censusi. Nuk e di ku është baza ligjore që lëvizet për shkak të një cencusi. Pikëpyetja ime është pse janë lëvizur dhe kush e ka bërë lëvizjen? Meqë ministri e pranon pse nuk janë njoftuar qytetarët dhe pse ministri i vërsulet një medieje? Ka një arsye? Ministri preferon një medie që do të thotë të duartrokasim se jemi në fund të botës dhe gjithcka po ecën mrekullisht mirë?! Titullarët e një vendi duhet të jenë seriozë filozofirat nuk janë për të drejtuar shtetin. Në shtet duhet të jesh i përgjegjshëm dhe të rregullosh cdo problematikë që del dhe jo të ironizosh median.

Por pse po sulmohet?

Brahim Shima:?Zgjidhet të sulmohet media për të ngritur një tymnajë që media ia fut kot. Nuk di një institucion të ketë ardhur e të thotë ky lajm është i gabuar dhe duhet ndrequr. Ministri jo ti sulet medias por të marrë dhe të shpjegojë problematikën, të zgjidhë dhe më pas të dalë e të thotë media gënjen apo jo.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/investigimi-per-zhvendosjen-e-adresave-brahim-shima-i-pergjigjet-sander-lleshajt-politikanet-nderrohen-media-mbetet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly...

Recommended