Fiks Fare/ Komshia i helmon pulat, policia nuk i regjistron kallëzimin penal

  • 3 years ago
Një familje në fshatin Dukas ankohet se komshia i ka helmuar pulat pasi i prishnin bukurinë e shtëpisë së saj dhe nuk duronte dot erën e keqe. Për këtë familja e dëmtuar bëri një denoncim në polici. Në deklaratën e lëshuar në polici e denoncuara pranoi se i kishte helmuar pulat dhe se do binte dakord me të dëmtuarën për dëmshpërblim. Ky dakordësim nuk u bë pasi të dyja palët nuk ranë dakord për shifrën. Por duke mos firmosur deklaratën në polici, pasi mori vesh shifrën e akuzuara mohoi që ta kishte bërë ajo helmimin e pulave.

Në këto kushte familja e dëmtuar kërkoi nga OPGJ të ndiqte çështjen dhe të bënte analizat laboratorike për të vërtetuar se pulat ishin helmuar nga fqinja e saj. Por OPGJ nuk e ka marrë parasysh këtë gjë dhe në bazë të dosjës që është dorëzuar në Prokurori, për shkak se nuk kishte prova të mjaftueshme është pezulluar çështja.

Helmimin e pulave nga ana e fqinjës e konfirmon edhe kryeplaku i fshatit i cili ka qenë prezent gjatë deklarimeve, ku ka dëgjuar personalisht që fqinja ka pranuar fajësinë. Familja e dëmtuar vazhdon të kërkojë të drejtën e saj duke hapur sërish çështjen në Prokurorinë e Fierit. Ende pulat e helmuara mbahen në frigoriferin e familjes së dëmtuar me shpresën se do u bëhen analizat.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended