Fiks Fare/ Nuk regjistron dot fëmijën, i mungon saktësimi i adresës

  • 4 years ago
Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Njësia Administrative Postribë në Shkodër i cili prej më shumë se dy javësh nuk mund të regjistronte fëmijën e tij në gjendjen civile, arsyeja se mungonte saktësimi i adresës së banesës, një detyrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për t'u kryer që përpara 3 vitesh.
Admir Braqi tregoi se ka vajtur disa herë pranë gjëndjes civile, pranë njësisë administrative por edhe pranë bashkisë por të gjithë i thonë s'ka sistem.
"Harxhoj 30 mijë lekë vajte ardhje nga fshati, kam ardh disa herë, s'po gjej zgjidhje, ndaj kërkova ndihmën e Fiksit" thotë z.Braqi
Pas kësaj gazetarët e Fiksit ju drejtuan Zyrës së Gjendjes Civile Postribë, punonjësja e kësaj të fundit shpjegoi se i mungon adresa qytetarit ndaj s'mund ta regjistrojë fëmijën. "Ai s'mund të marri çertifikatë e për pasojë s'mund të marrë as bonusin e bebes "thotë punonjësja. Ajo tregon se kanë patur dhe raste të tjera të ngjashme.
Ndërkohë administratori i kësaj njësie administrative tregoi se s'ka fuqi për ta zgjidhur këtë problem ndaj e shoqëron qytetarin deri në bashki. "Fuqia ime është ta çoj qytetarin deri në bashki, pastaj s'kam çfarë i bëj më shumë, pasi është faji i Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila nuk i ka regjistruar të gjitha adresat dhe për faji të tyre qytetari sorollatet" thotë administratori.
Përveç këtyre qytetari vajti për një përgjigje dhe në bashki, punonjësi i kësaj të fundit i rishpjegoi qytetarit se s'ka sistem.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended