Nis festivali i teatrit/ Elbasan, shfaqjet në mjedise të hapura

  • 3 years ago
Nis sot në Elbasan edicioni i 22 i Festivalit Ndërkombëtar Skampa 2020. Festivali më jetëgjatë në Shqipëri duket se nuk do ta ndërpresë traditën e tij pavarësisht kushteve të pandemisë.


Kjo do të jetë hera e parë që Festivali ndërkombëtar i teatrit do të zhvillohet i gjithi në mjedise të hapura ndërsa publiku është i lutur që të paraqitet me maska dhe me distancim fizik. Po ashtu, për herë të parë, aktorët do të luajnë me maska.

10 trupa teatrore do të përformojnë në edicionin e 22 të festivalit ndërkombëtar të teatrit. Ndërsa reduktimi i këtyre trupave vjen gjithashtu si pasojë e kushteve të pandemisë. Mbyllja e kufijve ka krijuar probleme për ato trupa të cilat kanë qenë të përhershme në këtë festival apo të rejat të cilat rishtas kanë dashur ti bashkohen festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan.

Në 22 vite me radhë sigurisht që festivali ka pasur momente të vështira por ka ditur ti superojë ato. Në vitin 2011 teatrit skampa u dogje dhe ky festival u zhvillua në mjedise të tjera por nuk e ndërpreu traditën. Duket se e njëjta gjë do të vijojë edhe këtë vit. Pavarësisht kushteve të pandemisë publiku elbasanas do të ketë mundësi të ndjekë performancat e aktorëve të tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Teater#TopChannel

Recommended