Ora News - Elbasan, starton edicioni i 21 të i festivalit ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Për një javë Elbasani do të mirëpresë edicinin e 21 ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor, "Skampa 2019".

Nga datat 10-17 tetor, pjesë e festivalit do të jenë 14 trupa teatrore, një larmi prurjesh bashkëkohore që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Italia dhe SHBA.

Përgjatë gjithë ditëve të festivalit do të vihen në skenë gjithsej 17 performanca, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Librazhd, Gramsh e Peqin, apo ambiente të tjera jashtë teatrit.

Drejtori artistik i festivalit të teatrove, Adionis Filipi, tha se risia e festivalit do të jetë pjesëmarrja e artistëve të huaj.

Për drejtorin e qendrës së Artit Kliton Kapaj festivali i teatrove është një mundësi e mirë për qytetin e Elbasanit.

Artistë të shquar të skenës botërore do të jenë pjesë e këtij edicioni, si artistja e shquar e filmit dhe teatrit Maia Morgenstern (Rumani), Carlos Espinal (SHBA), Tamer Levent (Turqi), Zoltan Balazs (Hungari), por padyshim nuk do të mungojnë edhe artistë të famshëm të skenës e kinematografisë shqiptare, si Margarita Xhepa, Dhimitër Orgocka, Guljem Radoja, etj.

Për më shumë lexoni në: Elbasan, starton edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended