Top News - Hoti për asociacionin: Për ne është temë e mbyllur!

  • 3 years ago
Avdullah Hoti i është rikthyer temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duke përsëritur se nga Prishtina zyrtare, kjo çështje konsiderohet tashmë e mbyllur.


?Ajo temë nuk hapet, sepse është vulosur me marrëveshjen e vitit 2013 midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015?, tha Hoti.

Sot duhet të mbahej në Bruksel raundi I ri i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh, por u shty sipas zyrtarëve europianë për shkak të situatës së koronavirusit. Kosovë nuk dëshiron ti rikthehet çështjes së Aosiciacionit, por Serbia këmbëngul të flitet për të.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lakçak, ka thënë se Asociacioni ?duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse?.

Krijimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#Asociacioni#TopChannel

Recommended