Top News - Gjuric për asociacionin: Hoti nuk i shpëton dot

  • 3 years ago
Çështja e asociacionit po kthehet në arsyen e rrallës për bllokimin e dialogut Prishtinës-Beograd.


Teksa pala kosovare nuk pranon ta diskutojë më, ajo serbe këmbëngul në të kundërtën. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric deklaroi se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ?mund ta gënjejë publikun sa të dojë?, por ai ?nuk do t?i ikë dot? krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

?Në takimet në Bruksel, Hoti ia merr një kënge tjetër, dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, por garanton gjithashtu autorizime shtesë për të?, tha Gjuric në një deklaratë të publikuar online. Zyrtari i lartë serb, që është njëkohësisht edhe udhëheqës i delegacionit të Serbisë në bisedimet në nivel ekspertësh me Kosovën, deklaroi se Hoti duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa për të formuar Asociacionin, pas një vonese shtatëvjeçare.

Disa ditë më parë, edhe presidenti serb Aleksandar Vucic e bëri të qartë pozicionin e Beogradit, duke theksuar gatishmërinë për të vashduar dialogun me Kosovën, por duke I mëshuar njëkohësisht idesë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas tij, është temë e pashmangshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#MarkoGjuric#TopChannel

Recommended