Perfundon fushata zgjedhore ne Kosove (27 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ka përfunduar në Kosovë fushata 45 ditore e zgjedhjeve vendore që do të mbahen nesër. Këto zgjedhje mbahen për herë të parë në një realitet të ri në Kosovë, 16 muaj pas përfundimit të luftës ku Kosova është vënë nën mbrojtjen e OKB-së, NATO-s si dhe të forcave paqeruajtëse, KFOR. Në stadiumin e Prishtinës, mëse 20 mijë vetë, brohoritën të mërkurën emrin e Ibrahim Rugovës , udhëheqësi i LDK-së, gjatë mitingut të fundit të kësaj partie.
Ashtu sikundër dhe kundërshtarët e tij politikë, Rugova e ka përqëndruar fjalimin e tij në pavarësinë e Kosovës. Kemi 10 vjet që punojmë për pavarësinë e Kosovës, gjatë kësaj fushate keni treguar se dhe ju keni të njëjtën objektiv, ka deklaruar ai. Qëllimi i të gjjitha grupeve politike tani, është të organizojmë sa më shpejt të jetë e mundur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ka shtuar ai nën duartrokitjet e turmës.
Ndërsa të enjten po në stadiumin e Prishtinës, zhvilloi mitingun përmbyllës së fushatës për zgjedhjet vendore dhe Partia Demokratike e Kosovës me në krye Hashim Thaçin. PDK, LD si dhe AAK pritet që sipas sondazheve të fitojnë shumicën e votave, por sistemi proporcional që ka aplikuar OSBE mundëson një përfaqësim shumë të gjerë të spektrit politik në asambletë e 30 komunave të Kosovës.
Në këto zgjedhje askush tjetër veç shqiptarëve dhe partive shqiptare nuk mund të fitojë shumicën dhe që të gjithë kanë në program realizimin e pavarësisë së Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended