Zgjedhjet lokale ne Kosove, voton Thaçi dhe Rugova - (28 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ndër votuesit e parë për zgjedhjet lokale të Kosovës, kanë qenë dhe politikanët e saj. Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Kosovare, ka votuar rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm dhe pas hedhjes së votës është shprehur:

Hashim Thaçi:- ?Unë kam besim të plotë se këto zgjedhje do t?i kalojmë shumë mirë dhe presim daljen e organeve në institucion lokal të Kosovës dhe kam besim se do të ndahen të gjithë të kënaqur?.

Në orët e paradites, ka votuar dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili i ka cilësuar votimet e sotme:

Ibrahim Rugova:- ?Këto janë votimet e para të lira, për Kosovën e lirë, që lejon një hap të rëndësishëm, drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës?./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended