Identifikohet autori i atentatit/ Kamerat zbulojnë një 30-vjeçar që ndiqte Preng Gjinin

  • 3 years ago
Situata e kriminalitetit në kryeqytet si dhe disa ngjarje të bujshme nën hetim ka bërë bashkë në një tryezë kryeprokuroren Elizabeta Imeraj, Drejtorin e Policisë, Rebani Jaupaj dhe shefat e komisariateve.


Por ngjarja e cila u bë dhe shkak që në të gjithë vendin të kthehen postblloqet dhe aksionet blic është shpërthimi me tritol në Tiranë i ndodhur pak ditë më parë ku mbeti i plagosur Preng Gjini. 27 kamera sigurie janë kqyrur deri më tani dhe në disa prej tyre hidhet dritë mbi identitetin e autorit, i cili ndonëse mban kapele, të dhënat fizike te tij dalin zbuluar në një lokal.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara tregojnë se menjëherë pasi realizohet shpërthimi, në këtë rrugë, autori që është i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë teksa në krah mban një çantë të kuqe largohet në këmbë.

Ai është i moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që një kamera tjetër në një lokal e tradhton autorin i cili vëzhgon shënjestrën kur ai po pi kafe dhe pak përpara se të marrë makinën e të afërmit, ku dhe ishte instaluar eksplozivi. Burimet e Top Channel shtojnë se kamarieri i deklaron grupit të hetimit se shtetasi e pyeti në italisht për një adresë. Megjithatë prokuroria dhe policia dyshojnë se ai mund te jetë lidhje e Reçëve, që janë fisi kundërshtar i Preng Gjinit dhe që i hynë serialit të vrasjeve pas prishjes së pazareve të drogës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrengGjini#RebaniJaupaj#TopChannel

Recommended