Sa te varur jane shqiptaret ndaj alkoolit? (21 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Cili është qëndrimi i publikut shqiptar ndaj alkoolit? Për individë të veçantë, efekte të pëlqyeshme, për disa vrasës i shëndetit. Një grup njerëzish neurologë, psikiatër, shërbim parësor financuar nga Soros për herë të parë, bëjnë testin e alkoolizimit në Shqipëri. Janë pyetur 1600 persona mbi 14 vjeç ku 11,2 e konsumatorëve janë beqarë dhe 6.1% të martuar. 8% janë alkoolistë dhe pirës të rregullt, ndërsa 9% të riskuar dhe që e konsumojnë shpesh.
Meshkujt janë përdoruesit më të shpeshtë në numër. Shqipëria qëndron në nivelet mesatare nëse do të krahasohej me vende të tjera si Norvegjia dhe Gjermania. Ideja e këtij projekti është të sensibilizojë mjedise shëndetësore për rritjen e vëmendjes kundër abuzimit të alkoolit. Një përqindje e vogël arrin të kuptojë dëmin dhe të veprojë për përdorimin nga alkooli. Mjekët rekomandojnë kura. Nikolin Lacaj, psikiatër tregon një rast:
"Personi që pi alkoolin pasi ka marrë tabletën ka dhimbje të forta koke, skuqje të fytyrës, syve, temperaturë të lartë. Fillojnë të përziera dhe të vjella , ndjejnë një dridhje të brendshme. Ndjen se atij po i shkaktohet një gjendje e tillë alarmante që ai nuk e ka ndjerë ndonjëherë tjetër dhe kjo gjendje vazhdon për 20-30 minuta. Pas 6 muajsh ata mund të fillojnë përsëri të përdorin pije alkoolike."/tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended