Komisioni i Jashtem: Nderhyrja e deputeteve greke ne Himare, antikushtetues (20 tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme ka hartuar deklaratën për Himarën e cila do të miratohet të hënën në seancën e parë plenare të Parlamentit. Në këtë deklaratë, Komisioni i Jashtëm Parlamentar denoncoi ndërhyrjen e deputetëve grekë në procesin zgjedhor në Himarë si antikushtetues dhe në kundështim me kodin elektoral.
Parlamenti shqiptar thekson se këto veprime nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. Krahas deklaratës për Himarë, Komisioni i Jashtëm Parlamentar diskutoi një tjetër deklaratë, atë për zgjedhjet lokale të 28 tetorit në Kosovë.
Në këtë deklaratë i bëhet thirrje faktorëve shqiptarë që të kenë unitet në kushtet e reja të krijuara në Serbi. Komisioni i Jashtëm ka mbështetur dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në takimet e nivelit të lartë të presidentëve ballkanik në Shkup. Në këtë takim do të marrë pjesë dhe presidenti i ri i Jugosllavisë, Koshtunica. /tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended