Wake Up/ Antikushtetues mbyllja e gjykatave. Akademia Politike: U shkelën ligjet dhe e drejta

  • 4 years ago
Gjendja ligjore e emergjencës vazhdon deri më 23 qershor. Por me rritjen e rasteve, a ka gjasa ligjore që emergjenca të shtyhet përsëri? Ndërkohë në vjeshtë është paralajmëruar se gjithashtu mund të ndodhë diçka e tillë. Për të gjitha çështjet dhe problematikën ligjore dhe të së drejtës që ka të bëjë me situatën ku ndodhemi, Akademia e Studimeve Politike (ASP) ka publikuar një dokument analizues mbi ndryshimet ligjore dhe aktet normative që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit nën situatën e emergjencës si pasojë e KOVID-19. Një nga çështjet që ekspertët e kësaj Akademie e konsiderojnë antikushtetues mungesën e procesit të rregullt ligjor si pasojë e pezullimit të gjykatave. Pezullimi apo ndërprerja e punës së gjykatave të të gjitha niveleve drejtpërdrejtë krijoi një kufizim të të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Deri më sot nuk është bërë ende publike se mbi çfarë argumenti dhe mendimi tekniko-shkencor u caktua një masë e tillë nga autoritet shtetërore. Një tjetër çështje problematike janë dhe ndryshimet e nxituara dhe antikushtetuese të Kodit Penal si dhe ndihma e kushtëzuar për biznesin e prekur nga masat. Bazuar në gjetjet e mësipërme, Akademia doli me disa rekomandime që mund të ofrohen për menaxhimin e mëtejshëm të gjendjes së jashtëzakonshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended