Top News - Italia, zgjedhjet lokale/ Avancon ekstremi i djathtë

  • 3 years ago
Të dielën dhe të hënën, në shtatë rajone të Italisë mbahen zgjedhjet lokale- testi i parë i madh elektoral ky për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit.


Sipas ?The Guardian?, e djathta ekstreme ka avancuar ndjeshëm dhe po përgatitet për një fitore të konsiderueshme. Edhe pse italianët e kanë aprovuar përgjithësisht mënyrën se si u trajtua pandemia prej qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte, popullariteti i tij është zbehur javët e fundit pas vendimit për rihapjen e shkollave si dhe sfidat e mëdha ekonomike.

Nga ana tjetër edhe aleatët e qeverisë, Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe partia Demokratike, janë dobët në nivelin rajonal krahasuar me koalicionin e drejtuar prej ish ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Një kandidat me ?Fratelli d`Italia?, partia e vogël e ekstremit të djathtë që garon në koalicion me Ligën e Salvinit dhe Forza Italian e Silvio Berlusconi, duket se po projekton një triumf të qartë në rajonin qendor të Marche-s, çka do t?u jepte fund 25 viteve të sundimit të majtë atje. Në këtë zonë, ekstremi i djathtë i ka mëshuar fort cështjes së emigracionit, sidomos që prej 2018-tës, kur 18-vjeçarja Pamela Mastropietro u vra, siç thuhet, nga një emigrant i paligjshëm.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#GiuseppeConte#TopChannel

Recommended