Top News - Reagime të ashpra/ Ndalohet interneti në Bjellorusi

  • 3 years ago
Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për mbylljen e internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale ?të manipuluara? muajin e kaluar.


?Krahas masave kufizuese dhe kërcënimeve të përdorura kundër kandidatëve të opozitës dhe arrestimeve masive të anëtarëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve bjellorusë, veprimet për të kufizuar hyrjen në internet, duke përfshirë mediat sociale dhe platformat e tjera të komunikimit, shkatërrojnë më tej hapësirën qytetare?, theksohet në deklaratën e lëshuar nga departamenti amerikan i shtetit. autoritetet bjelloruse e kanë ndërprerë vazhdimisht internetin dhe kanë kufizuar hyrjen në faqet e internetit të mediave të pavarura.

Ky veprim është bërë në përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të penguar organizimin e protestave. Në deklaratë, 29 vendet thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë bjellorusëve që po përpiqen të ngrejnë zërin e tyre pavarësisht ?masave shtypëse?.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit që pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i dhanë presidentit, Alyaksandr Lukashenkos edhe një mandat tjeter gjashtëvjeçar.Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksanderLukashenko#Belarus#TopChannel

Recommended