Reagime te ashpra nga akademiket e Kosoves

  • 5 years ago
Skandal po konsiderohet në Kosovë ndarja e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Shkrimtarë, gazetarë e historianë, po e vlerësojnë punën e tij prej shkrimtari, por janë kundër këtij çmimi pasi që ai ishte dhe mbetet zëri intelektual që në vazhdimësi ka qëndruar në mbrojtje të regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe kriminelëve të luftës.

Ai gjithashtu ishte kundërshtar i madh i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë.

Profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës dhe gazetari i kulturës Durim Abdullahu, konsideron se kjo përzgjedhje e kompromenton moralisht Akademinë Suedeze.

Ndërkohë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze në Stokholm duke i kërkuar anulimin e këtij vendimi.

?Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviçit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën?, thuhet në letër.

Ndërsa dhjetëra mijëra nënshkrime janë mbledhur në një peticion online kundër këtij vendimi.

Presidenti Hashim Thaçi nëpërmjet një reagimi në Twitter ka thënë se ky çmim ka ngjallur dhimbje të pafund te viktimat e panumërta.

Recommended