Meta thirrje qeverise: Reflekto per paketen anti-shpifje

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojnë për paketën e njohur si ?anti-shpifja?. Meta para gazetarëve tha se ?Qeveria dhe Kuvendi duhet të reflektojnë në kohë për ligjin për Mediat Audiovizive?, dhe të dëgjojnë thirrjen e Këshillit të Evropës dhe të Presidentit, pasi të dy këto institucione sipas tij mbështesin opinionin e Komisionit të Venecias.

Kreu i Shtetit njoftoi këtë të premte se ka kthyer disa ligje gjatë muajit gusht, pasi sipas tij shkelnin Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po ashtu ai ka shprehur pakënaqësi për punën e KED, duke thënë se ka zvarritur procesin e emërimeve të reja.

?Situata problematike nuk ka filluar sot, por ka disa vite. Edhe KED e vitit 2020 ka shfaqur problematika të theksuara dhe vonesa të pajustifikuara?, shtoi ai./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended