Basha: Me ardhjen ne pushtet shfuqizojme paketen anti-shpifje

  • 4 years ago
Kundërshtisë së shoqatave të gazetarëve se paketa antishpifje e hartuar nga maxhoranca cënon lirinë e shprehjes dhe e kthen shtypin në periudhën e diktaturës, Lulzim Basha iu përgjigj me një zotim konkret. Në një tryezë të organizuar me përfaqësues të medias, kreu i opozitës premtoi se pas ardhjes në pushtet këto dy projektligje do të zhbëhen.

?Jam sot i gatshëm ta bëj në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës së bashkuar, një zotim solemn, zyrtarisht publik:Së pari, për anulimin e këtij akti dhe çdo akti tjetër ekzistues apo potencialisht për sa kohë kjo qeveri është në pushtet, për sa kohë cenon standardet minimale, minimale europiane të së drejtës së fjalës dhe shprehjes së lirë. Së dyti, kërkesën për të hartuar së bashku një kuadër rregullator, legjislativ dhe vetërregullues i cili do të hyjë në fuqi që në javët e para të një maxhorance të re të përbërë nga opozita e bashkuar sot. Dhe së treti, duke nisur me praktikën e kasetave, bllokimin e aksesit të gazetarëve dhe kamerave në çdo lloj aktiviteti.?

Përfaqësues të shoqatave të gazetarëve teksa e akuzuan Kryeministrin Rama se po censuron fjalën e lirë, i kujtuan Lulzim Bashës se e njëjta problematike ka shoqëruar median edhe kur vendi qeverisjes nga e djathta. Ky qëndrim e bëri kreun e opozitës që të kërkojë falje edhe përqasjen që e djathta ka pasur me median.

?Mea culpa e Partisë Demokratike edhe për ekseset e periudhës ?92-?97; edhe për pjesën tjetër të borxhit moral ndaj medias, ndonëse mendoj se në periudhën e qeverisjes së kaluar ia kemi dalë të vendosim standarde, ndoshta standarde jo ekzistuese siç ishin ato të mos çuarjes për shpifje të asnjë gazetari të vetëm në 8 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike?.

Pjesë e propozimeve të bëra ishte edhe ai i kreut të republikanëve Fatmir Mediu, i cili hodhi idenë e një rezolute të përbashkët që t?i prezantohet faktorit ndërkombëtar.

Tv Klan

Recommended