Vrasja në Bathore/ Frikë nga një hakmarrje e mundshme, policë të armatosur ruajnë banesën

  • 4 years ago
TIRANË- Prej ditës së djeshme policia e shtetit vijon të mbajë nën monitorim vendin e ngjarjes në Bathore, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.


Para banesës ku ndodhi krimi brenda familjes, policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, me qëllim që të shmanget ndonjë tragjedi tjetër për çështje hakmarrjeje. Top Channel ka siguruar edhe pamjet e policisë, ku banesa ku ndodhi vrasja ruhet nga dy efektivë të armatosur.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë ardhur të afërm të viktimës të cilët kanë qenë të irrituar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:40, në rrugën ?Apollonia?, ku pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bathore#Policia#TopChannel

Recommended