Report Tv-Frikë për hakmarrje, vrasësi i shokut transferohet në një burg të largët

  • 5 years ago
Gjyakata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për Roland Milon, të akuzuar për vrasjen e shokut të tij. Milo, pronoi në gjykatë vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet nga policia i pajetë në zonën e Limarit në Këlcyrë disa ditë më parë.

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkak të frikës për ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e familjarëve të të ndjerit. Forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të shumta ishin vendosur para Gjykatës së Faktit.

Seanca zgjati 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i çështjes Arben Pasho i cili lexoi të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve. Sokol Rama ishte shpallur në kërkim nga familjarët nga fshati Mamaj i Tepelenës, por fatkeqeisht u gjet i pajetë në malet e Këlcyrës.
Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën ?burg pa afat? për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bënçës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase mëson se pas kësaj ngjarjeje, policia ka rënë në gjurmët e një grupi të organizuar të trafikut të lëndëve ndarkotike drejt Italisë apo Greqisë dhe në ditët në vijim priten arrestime të tjera.

Recommended