Darkë me Mitsotakis, Rama: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e këtij vendi, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas fotove të publikuara, ata kanë konsumuar edhe një darkë së bashku. Rama ka qenë në Athinë në cilësinë e e kryetarit të OSBE për një konferencë të forumit të revistës Prestigjioze "The Economist? e cila në fokus do të ketë zhvillimin ekonomik, sfidat e rajonit dhe integrimit europian.Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve", shkruan Rama në rrjetin e tij social.
Recommended