Ora News - Rama viziton Athinën me 15 shtator, takim me Mitsotakis për çështjen e detit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Samiti i ballkanit perëndimor që do të mbahet në Athinë mund të shërbejë dhe si mundësi takimi mes kryeministrit shqiptar dhe atij grek. Integrimi dhe zhvillimi ekonomik do të jenë temat e diskutimit në konferencë, ndërsa pritet që dhe në takimet mes shefave të qeverive të bisedohet dhe mbi ccështjen e kufirit detar.

Ndërsa Tirana zyrtare ishte në pritje të vizitës së Ministrit të Jashtëm grek për çështjen e detit, kryeministri Edi Rama fluturon drejt Athinës.

Në një kohë që në kryeqytetin shqiptar po zien debati me akzat për faljen e detit Greqisë, kryeminsitri shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga ?The economist? në kryeqytetin helen me temë ?Forcimi kohezionit në kohë turbulence në Europë? në datat 15 dhe 16 shtator.

Rama do të mbajë fjalën ditën e dytë të këtij samiti sëbashku me homolun e tij maqedonas dhe bullgar për të diskutuar mbi sfidat e procesit të integrimit europian, reformat që vendet kandidate duhet të zbatojnë për tu afruar më tepër me BE-në.

Gjithashtu konferenca do të do përqendrohet tek rritja dhe forcimi i tregtisë dhe investimeve në vendet e rajonit.

I pranishëm në këtë tryezë do të jetë edhe kryeministri grek Kiriakos Mitsitakios, i cili do të përmbyllë edhe takimet e eventit të organizuar nga revista ?The ekonomist?.

Por përvec çështjeve të integrimit, Rama mund të ketë edhe një takim kokë më kokë me homolugun grek për marrëveshjen e detit si dhe për të sqaruar deklaratat e Mitsotakis në parlamentin helen, të cilat janë cilësuar si strategji komunikimi nga ana e kryeministrit të Shqipërisë.

Shtrirja e ujërëva territoriale në detin jon kanë përplasur politikn shqiptare duke e akuzuar Edi Ramën se po i shet detin Greqisë me anë të një marrëveshje të fshehtë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rama-viziton-athinen-ne-cilesine-e-kreut-te-osbe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended