Fiks Fare/ Mamurras/ Krimi sundon mbi ligjin! 'Të fortët' kërcënojnë, prokuroria hesht
  • 3 years ago
"Të fortët e Mamurrasit" kërcënojnë konkurencën me mbyllje të biznesit. Babai i tre fëmijëve kërcënohët në sy të fëmijëve në zyrën e tij. Prokuroria thotë se nuk ka vepër penale.
Erald Ndoj është kryefamiljar, baba i tre djemëve i cili jeton edhe punon në Mamurras. Ai ka një biznes të ligjshëm ku ofron shërbimin e internetit. Në muajin Qershor mori licencën pranë Agjencisë Akep për të përmirësuar punën dhe shtruar linjën e e fibrës optike me qëllim ofrimin e shërbimit kabllor. Pesë ditë pasi kishte marrë licencën ai është kërcënuar në zyrën e tij, në sy të djemëve dhe bashkëshortes, nga qytetari Ardian Gega. Ky i fundit ka vetëm një qëllim, të pengojë hapjen e kabllorit, pasi vëllai i tij ka të njëjtin biznes.

Fiks Fare transmetoi një video ku shihet se Ardian Gega kërcënon Erald Ndojin. I prerë dhe me ton kërcënues ai thotë që kabllorin nuk do ta hapë njëri tjetër në Mamurras, pasi e kanë ndaluar disa herë që kjo gjë të ndodh.

Këtë video Erald Ndoji e paraqiti pranë prokurorisë dhe policisë. Por prokurori Bardhyl Shehu gjykoi që nuk ka vepër penale dhe vendosi mosfillim të procedimit.
Pas disa ditësh konfikti degjeneroi në dhunë fizike ndaj Erald Ndojit dhe punëtorëve të tij. Kësaj radhe dhuna erdhi prej të dy vellezërve Gega. Njëri prej punëtorëve të Erald Ndojit ka përfunduar me 12 qepje në kokë. Por pak ditë më vonë ai ka vendosur të tërheq denoncimin, pasi është ndjerë i kërcënuar. I vetmi që nuk ka tërhequr denoncimin është Eraldi i cili siç shprehet edhe gjatë intervistës gruan dhe djemtë i ka larguar jashtë vendit, por vetë ka vendosur të përballet me këtë situatë deri sa ligji të zbatohet.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel ...
Recommended